“Anywhere” e Rita Orës më në trend në Britaninë e Madhe
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon kryesimin në listën e këngëve më trend në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe me këngën “Anywhere”. Kënga udhëheq listën e 20 këngëve të reja më me ndikim në Britaninë e Madhe. Përveç kësaj kënge, Rita Ora është në top-5 këtë javë edhe me këngën “Lonely Together” të lansuar në bashkëpunim me Aviciin. Këngë kjo e cila renditet në vendin e katërt.