Arbana, Beni dhe Renato ngatërruan një fshat të tërë. Apo e kundërta?
Rreth dy ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se Arbana ishte zënë me drejtorin ekzekutiv të televizionit ku ajo punon, Ben Blushin dhe se ishte gati të braktiste programin e saj “Dua të të bëj të lumtur” në mes të sezonit.
Më pas po me shpejtësi qarkulloi lajmi se Arbana kishte vendosur të mos largohej.
E vetëm pak orë më pas, sërish hapet po i njejti muhabet por këtë herë me një “aktor” të ri, Renato Mekollin, ku shkruhej se ky i fundit ishte bër shkak për sherrin e Arbanës me Ben Blushin pasi Renato do t’i zinte studion Arbanës dhe kjo e fundit përveç këtij fakti kërkonte rritje rroge.
Komedi e bukur për t’u besuar. Na falni pak por, që kur Top Channel vuan për studio televizive pasi vetëm pak muaj më parë inaguroi shumë studio të reja, lajm të cilin e ngritën në maj të qiellit. Na falni pak por që kur paska lidhje një emision gatimi me studion e një emisioni me të qara?. Na falni pak por Arbana u kujtua pikërisht tani për rritje rroge? Taksirat do të na e falni dhe njëherë por që kur sherret midis ikonave mediatike dhe drejtorëve u bëkan lajm dhe e marrin vesh të gjithë, sidomos gazetarët “profesionistë” të portaleve tanë.
Ajo çfarë nuk dimë është se: E gjitha kjo ishte një sajesë nga Top-i për të reklamuar programin e ri të Renatos dhe Arbanën që dita ditës po i humbet vëmendja e dikurshme, apoooo një budalla në portal hodhi gurin dhe gjithë të tjerët pas tij (bashkë me mua).