Lajme

17 February 2019

Arbana Osmani e lidhur me regjisorin e njohur?

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana Osmani përflitet që po përjeton një histori të re dashurie.
Bëhet fjalë për regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj, nën shoqërinë e të cilit, Arbana është parë shpesh herë.
Dyshimet kanë lindur pasi dyshja kanë një komunikim shumë flirtues në rrjetet sociale, e përpos kësaj shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.


Eduardi nuk është i panjohur për ne. Shpesh herë e kemi parë nën shoqërinë e miqve të moderatores, Xhemi Shehu apo Eno Popi.
Pavarësisht se Arbana nuk ka publikuar foto me të, regjisori ka publikuar foto me moderatoren Osmani gjatë provave për emisionin, apo nga udhëtimet e shpeshta që kanë bërë jashtë.
Eduardi e ka shoqëruar Arbanën edhe në udhëtimin e saj në Rusi, nga ku ka publikuar edhe një foto teksa shkruante:
“Është eveniment kjo rrugë sepse jemi në një shtet që nuk ka qenë asnjëherë @arbanao Pas 57 shteteve që udhëtuam erdhi ky moment më në fund”, shkruante ai.

 

Deri më tani asnjë nga të dy nuk ka pohuar zërat për dicka mes tyre vecse miqësisë dhe punës. Megjithatë siç është dhe shprehja shqiptare: Ku ka zë nuk është pa gjë…

 

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com