Ardian Bujupi paralajmëron bashkëpunimin “Kalle”
Duket se bashkëpunimet nuk kanë të ndalur pasi edhe Ardian Bujupi ka paralajmëruar bashkëpunimin e tij me Gent. Kënga mban titullin “Kalle” dhe do të shoqërohet gjithashtu edhe me një videoklip.
Të dy këngëtarët, përmes rrjeteve sociale, kanë publikuar nga një fragment nga videoklipi i këngës së re dhe kanë bërë të ditur se projekti i ri do të lansohet ditën e premte.