Ardian Bujupi sjell “Handschellen”me artistin Payy
Këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re. Kësaj radhe ai vjen në bashkëpunim me artistin Payy, në një këngë në gjuhën gjermane, të titulluar “Handschellen”.
Kënga është mjaft ritmike, dhe shoqërohet nga një videoklip tejet interesant. Ardiani prej një kohe shumë të gjatë ka përqendruar karrierën e tij edhe në tregun gjerman, pasi edhe jeton prej vitesh atje.
Gjatë vitit që shkoi, ai ishte shumë aktiv me projekte muzikore, ndërsa solli edhe albumin e tij më të ri. Mbetet të shihet se sa do të mirëpriten edhe projektet e tij më të reja në gjermanisht.