Argjentina Ramosaj dhe Vig Poppa bashkuan forcat dhe sollën “Bad boy”
Reperi i njohur Vig Poppa dhe këngëtarja Argjentina Ramosaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri. “Bad boy” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga Cekic Beatz dhe ESBeats, ndërsa teksti për tekstin e këngës është përkujdesur reperi Vig Poppa.
“Bad boy” është publikuar në kanalin YouTube i shoqëruar edhe me videoklip, i cili është punuar nga produksioni Imagine Films. Ky është projekti i parë i dyshes për këtë vit, ndërsa Argjentina shumë shpejt pritet të publikojë edhe një këngë tjetër gjatë muajve në vazhdim.