Argjentina Ramosaj vazhdon me surprizat, paralajmëron një tjetër projekt muzikor
Argjentina Ramosaj i mungoi skenës muzikore për një periudhë kohore gati një vit. Por mungesa duket se ia vlejti sepse ajo u kthye fuqishëm me projektin muzikor “A ma jep”, këngë e cila brenda pak ditësh u bë hit.
Por surprizat nga Argjentina nuk kanë të mbaruar sepse së shpejti do të lansojë edhe një produksion tjetër muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram.