Ariana Grande duket e dëshpëruar dhe me të zeza pas ngjarjes në Manchester
Fotot e para të këngëtares Ariana Grande që nga sulmi në Manchester, tregojnë yllin e Hollivudit te tronditur dhe të përlotur. Këngëtarja është ngushëlluar nga i dashuri i saj Mac Miller, i cili e priste në aeroport, për t’i dhënë një përqafim asaj dhe nënës së saj.
Ylli 23- vjeçar i popit është parë duke dalë nga një avion privat së bashku me nënën e saj pas mbërritjet në aeroportin e Floridas.
Ariana Grande është kthyer në rezidencën e saj, në Florida, menjëherë pas shpërthimit që ndodhi gjatë koncertit të saj në “Manchester Arena”, ku mbetën të vrarë 22 persona.