Lajme

05 June 2018

Ariana Grande flet hapur për problemet me stresin post-traumatik

Këngëtarja e famshme Ariana Grande së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Vogue” për të cilën ka zbuluar se vuan nga stresi post-traumatik.

Ajo ka pranuar për herë të parë edhe me shumë lotë dhe vështirësi se kjo gjendje mendore i është shkaktuar pas ngjarjes tragjike të Manchester-it.

Sulmi terrorist që u mori jetën 22 personave dhe plagosi rreth 500 të tjerë fatkeqësisht do ta ndjekë këngëtaren 24-vjeçare përjetësisht si një ëndërr e keqe.

“Është kaq e vështirë për të folur sepse shumë njerëz kanë pësuar vuajtje e humbje të mëdha,”-tha ajo, duke shtuar: “Ndihem sikur as që duhet të flas për përvojën time. Unë mendoj se kurrë nuk do ta di sesi të flas për këtë gjë pa qarë”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com