Ariana Grande mbulon tatuazhin e ish-të fejuarit me një tjetër tatuazh kushtuar Mac Miller
Nëse nuk e kishit vënë re më parë, këngëtarja bëri gjatë lidhjes së saj me humoristin një tatuazh në këmbë me numrin “8418”, që ishte dhe numri si zjarrfikës që mbante babai i Pepe, i cili ndërroi jetë gjatë sulmit të Kullave Binjake.
Duket se ajo tashmë e ka mbuluar tatuazhin me fjalën “Myron”, që është dhe emri i qenit të ish-të dashurit Mac Miller, që adoptoi pas vdekjes së reperit.
Ariana e zbuloi tatuazhin në prapaskenat e klipit “Thank U, Next”, ndërsa i drejtohej miqve:
“Shikoni Myron-n. Hajdeni shikojeni. Sa lezetshëm duket?”.