Lajme

15 September 2018

Ariana Grande përlot me dedikimin e saj për ndarjen nga jeta të Mac Miller: Më fal që nuk ta lehtësova dot dhimbjen

Pas lajmit tragjik se Mac Miller humbi jetën si pasojë e mbidozës, Ariana Grande publikoi një foto bardhë e zi në profilin e saj në “Instagram”, duke mos lejuar askënd të shprehte komentin e tij.

Kur kanë kaluar shtatë ditë nga ngjarja e rëndë, Ariana ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të ndajë me fansat dhimbjen e kësaj humbjeje.

“Të adhuroja që prej ditës kur u takuam për herë të parë kur isha vetëm 19 vjeç dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu.Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide. Ne folëm shumë për këtë! Kaq shumë herë! Jam shumë e inatosur, shumë e acaruar dhe nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë, për shumë kohë. Mbi gjithçka dhe këdo. Më fal që nuk munda të të ndryshoj ose të të kisha lehtësuar dhimbjen. Doja me shpirt! Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoje. Uroj të jesh mirë tani. Prehu në paqe”,shkruan bashkëngjitur videos së publikuar Ariana ku shfaqet së bashku me reperin i cili shihet i lumtur dhe i buzëqeshur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com