Lajme

23 May 2017

Ariana Grande reagon për ngjarjen,gjithashtu edhe shumë personazhe të tjerë të njohur

|
By
|
0 Comment
|

Pas masakrës me 22 viktima dhe të paktën 50 të plagosur në Manchester gjatë koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, vetë këngëtarja ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen e madhe për tragjedinë e rëndë që preku fansat që po e ndiqnin në koncert.
“Jam e dërrmuar, nga thellësia e zemrës sime më vjen kaq keq, nuk kam fjalë”,- ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë turi është pezulluar dhe tashmë këngëtarja bashkë me stafin e saj janë duke ndjekur hap pas hapi atë që po ndodh me gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi.
Menaxheri i këngëtares, Scooter Brown, ka shprehur ngushëllimet nga ana e tij: “Zemrat tona janë të thyera. Falënderojmë autoritetet e Manchester-it për reagimin e tyre të shpejtë ndaj sulmit. Ne kërkojmë nga ju të mbani në zemrat dhe lutjet tuaja viktimat e sulmit, familjet e tyre dhe ata që u prekën nga ky sulm”.
Për tragjedinë e rëndë kanë reaguar edhe disa këngëtarë të tjerë të famshëm.
“Lutemi për të gjithë në koncertin e Ariana Grandes”,– shkruan Katy Perry.
“Shkatërrohem duke imagjinuar jetë të pafajshme që kanë humbur jetën. Lutem për të gjithë arianatorsat”,- ka shkruar Demi Lovato.
“U dërgoj dashuri të gjithë të prekurve nga sulmi në Manchester”,- shkruan Ellie Goulding.
“Mendimet e mia, lutjet dhe lotët për të prekurit nga tragjedia në Manchester. Ju dërgoj gjithë dashurinë time”,– ka shkruar Taylor Swift.
“Mendimet dhe lutjet e mia për të gjithë të prekurit nga sulmi në Manchester”,- shkruan Selena Gomez. Ndërkohë nuk kanë munguar as mesazhet e ngushëllimit nga Nicki Minaj,Justin Timberlake,Rihanna,Bruno Mars etj.

Nuk ka munguar as ngushëllimi i autoriteteve shqiptare për ngjarjen.

REAGIMI I AUTORITETEVE SHQIPTARE
Për sulmin e rëndë terrorist ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
“Të shokuar nga lajmi i tmerrshëm për një sulm të dyshuar terrorist në Manchester. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për popullin britanik. Qëndrojmë të bashkuar”, – thuhet në profilin e MPJ në Twitter.
Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shprehur “hidhërimin e thellë” për viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të aktit terrorist të ndodhur mbrëmë në arenën e Manchester-it në Britaninë e Madhe.Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com