Lajme

06 November 2018

Ariana Grande: Terapia më ka shpëtuar jetën

Ariana Grande ka kaluar kohët e fundit ndoshta një nga periudhat më të vështira në jetën e saj. Fillimisht ishte sulmi terrorist në mes të koncertit të saj, më pas ish-i dashuri humb jetën nga mbidoza dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe fejesa me Pete Davidson merr fund.

Por mënyra si  ka përballuar gjithçka tregon se Ariana është shumë e fortë. Por ajo së fundmi, edhe ka zbuluar se ka arritur t’ja dale mbanë falë terapisë.

Ka qenë një nga fansat, i cili u shpreh se ajo ja doli mbanë vetëm falë terapisë dhe  Ariana ka vendosur ti kundërpërgjigjet duke shkruar: “Kjo është shumë për të qeshur, por sinqerisht terapia më ka shpëtuar jetën disa herë. Nëse keni frikë të kërkoni ndihmë, bëhuni të guximshëm. Nuk duhet të jesh gjithë kohës në dhimbje e më pas të përjetosh traumë. Unë kam ende shumë punë për të bërë që t’ia dal, por gjithsesi kam hedhur hapat e para ”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com