Ariana Grande vazhdon turneun në Paris
Këngëtarja e muzikës pop Ariana Grande do të vazhdojë turneun botëror të mërkurën në Paris, pas më shumë se dy javësh të kaluara qëkur turneu ishte ndalur për shkak të sulmit në Mançester.Sigurimi do të ketë përforcime shtesë në kryeqytetin francez, një ditë pasi policia franceze plagosi një person, i cili sulmoi policinë para katedrales Notre Damn, transmeton AFP.