Ariena Ara mbërrin në Moskë, gati për “Russia 2018”
Sot përmbyllet Kampionati Botëror “Russia 2018”.
Siç e do zakoni, në ceremoninë përmbyllëse ofrohet edhe një show i vërtetë me artistë të njohur që do të performojnë.
Përveç Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam që do të performojnë “Live it up”, pjesëmarrëse është edhe Arilena Ara.
Këngëtarja sapo ka arritur në Moskë, ku premton se brenda pak orëve do të dhurojë show të vërtetë.
“Sapo arrita në Moskë! Shihemi për disa orë për një shfaqje madhështore ”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka fituar simpatinë e publikut në Rusi dhe kënga e saj “Nëntori” është një hit atje.