Arilena Ara do startojë 2018 me një bashkëpunim ndërkombëtar
Arilena Ara është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ajo së fundmi publikoi këngën “Snow in December” që është pritur mirë nga publiku shqiptar.
Përveç shqiptarëve, duket se edhe publiku i huaj dhe agjentët e ndryshëm e kanë mirëpritur këngën.
Në fakt, këngëtarja ka treguar se ka marr një ofertë për një bashkëpunim ndërkombëtar. “Në 2018-në, në janar do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar, në anglisht”, tha Arilena.
Ajo më tutje konfirmoi vendimin se duke filluar që nga viti 2018, nuk do të dalë më në emisionet televizive si e ftuar shkaku i shumë projekteve dhe angazhimeve me muzikën.