Lajme

30 January 2018

Arilena Ara na sjell një tjetër pamje joshëse nga “qyteti i dashurisë”

2017-a ishte padyshim viti i këngëtares Arilena Ara, pasi u vlerësua me çmime të ndryshe si brenda ashtu edhe jashtë vendit me këngën e saj “Nëntori”. Por mesa duket edhe ky vit do të jetë po aq i suksesshëm ndoshta dhe më shumë sepse e ka nisur me një çmim shumë të rëndësishëm në Paris.

Vetëm pak ditë më parë ajo është vlerësuar në ndarjen e çmimeve “Best Awards” me çmimin “Fenomeni i vitit”. Por përveç çmimit, këngëtarja ka shijuar pafund edhe “qytetin e dashurisë”.

Ajo ka publikuar një tjetër foto në rrjetin social Instagram e veshur me një fustan të zi mjaft elegant ku shfaqet më në formë se kurrë, ndërkohë që shijon pamjen e Parisit.

Un post condiviso da Arilena Ara (@arilenaaraa) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com