Lajme

26 January 2018

Arilena Ara vazhdon ngjitjen e shkallëve të suksesit, vlerësohet me çmim në Paris

Padyshim që Arilena Ara mund të konsiderohet si një yll në ngjitje duke parë produksionet e saj muzikore dhe suksesin e tyre. Së fundmi, biondja simpatike po arrin sukses jo vetëm në skenat shqiptare por tashmë ajo është bërë një emër i lakuar edhe në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare ku së fundmi është kurorëzuar me një çmim prestigjioz në Paris.

Arilena është shpallur fituese e çmimit “Best Awards” me këngën që e bëri të famshme “Nëntori”, kënga e cila aktualisht numëron 13 milionë shikime në YouTube. Po ashtu, veç lajmit të mirë, Arilena ka rënë në sy edhe për fustanin që kishte veshur gjatë eventit, një veshje e stiluar nga Rezarta Skifteri.

Këngëtarja ka postuar një video të shkurtët në profilin e saj në Instagram ku shfaqet nga ballkoni i hotelit ku është akomoduar në Paris ndërsa në sfond shihet kulla Eiffel.

#TheBestAwards Tonight! @rezartaskifteri

Un post condiviso da Arilena Ara (@arilenaaraa) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com