Arilena shkëlqen në koncertin në Moskë
Këngëtrarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara ka marrë pjesë në koncertin ‘Europa Plus Live’ në Moskë, ku ka performuar këngët e saj të fundit.
Ajo ka shkëlqyer gjatë interpretimit të saj duke bërë për vete shumë ndjekës të festivalit që ka mbledhur artistë nga e gjithë Europa.
Alilena ka kënduar këngën e saj të famshme “Nëntori” në versionin anglisht dhe shqip, por edhe disa këngë të tjera të këngëtarëve të njohur me famë botërore si “Lost On You” të LP, “She Wolf” (Falling To Pieces) të David Guetta ft. Sia, e të tjera.
Artistja ka përshëndetur edhe në gjuhën shqipe: “Përshendetje Moska” i tha ajo të gjithë të pranishmëve në koncert.
Në këtë festival performuan edhe dy këngëtaret me orgjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.