Lajme

05 December 2018

Arjola Shehu lë karrierën në Shqipëri për ta vazhduar atë në Itali

Arjola Shehu ditët e fundit ndodhet në Itali për të marrë pjesë në projektin “Tipicita”, ku do të prezantojë në krah të gazetarit Marco Ardemagni. Por disa foto në studiot “Rai-t” ngritën dyshimet se për moderatoren shqiptare janë hapurt dyert edhe në televizionin e shtetit fqinj.

Megjithatë ajo ka vendosur të flasë duke u shprehur:

”Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambjentet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni. Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.”

 

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë aspak se Ajola nuk aspiron të ngjisë shkallët e karrierës edhe në Itali.

“E hapur [për një karrierë në televizionet italiane] patjetër që jam, por momentalisht ky është projekti që kam në dorë. Nuk dua të tregoj shumë për planet e tjera pasi këto kohë jam bërë pak supersticioze”, – tha moderatorja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com