Arma e “Star Wars” shitet për 550 mijë dollarë në një ankand në New York
Armën ose blasterin që Harrison Ford e mbante në dorë në rolin e Han Solos në filmin e “Star Wars”, është shitur në një ankand në New York për 550 mijë dollarë amerikanë.
Arma, e cila pothuajse është bërë e tëra nga druri, 30 vitet e fundit ishte në pronësi të regjisorit të filmit James Schoppea.
Në fund të muajit maj të këtij viti, pistoleta u ekspozua në ambientet e shtëpisë së ankandit Julien.
Nga kjo shtëpi më herët, ata parashikuan që arma mund të shitej për gjysmë milioni dollarë, gjë që ndodhi pasi u shit për 550 mijë dollarë.
Theksojmë se vazhdimi i episodit të nëntë të Star Wars do të shfaqet në kinematë botërore më 24 maj të vitit të ardhshëm.