Arrestohet bashkëshorti i Besa Shahinit
Lajmi se bashkëshorti i Ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj është arrestuar ka bërë xhiron e mediave online dhe jo vetëm në orët e fundit.
Ai është marrë me pranga nga shtëpia e tij pasi akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti në vitin 2015.
Lajmin e ka dhënë Partia Socialdemokrate e Kosovës ku kanë sqaruar se deputeti nuk është paralajmëruar për këtë arrestim.
Kujtojmë se,një muaj më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe deputeti kosovar Dardan Molliqaj, i dhanë fund beqarisë .