Arrestohet fansi “i çmendur” i Taylor Swift
Ai quhet Mohammed Jaffar dhe është i marrosur pas Taylor Swift. Mohammed ka shkruar poezi pa fund, i ka kushtuar postime në Twitter dhe mban fotot e saj të ngjitura në mur si një fans i zakonshëm por i riu nga Lindja e Mesme nuk është ndalur më kaq.
Prej një viti 27-vjeçari ka tentuar shumë herë të hyjë pa leje në rezidencen e Taylor Swift madje dy herë ja ka arritur këtij qëllimi duke hyrë fshehurazi nga tarraca e duke mbërritur deri në korridorin e brendshëm të këngëtares së famshme i vendosur se duhet ta takonte me çdo kusht atë.
Gjatë vitit 2016 ai ka qëndruar disa ditë radhazi jashtë shtëpisë së saj duke i rënë ziles për orë të rëra pa pushim dhe duke bërtitur më të madhe emrin e Taylor Swift. Duke qenë se kjo mënyrë rezultoi e pasuksesshme Mohammed arriti t’i telefononte menaxherëve të këngëtares 59 herë brenda 3 javëve. Më në fund ky fans i çmendur u arrestua nga autoritetet përkatëse për dhunim banenese dhe përndjekje ndaj këngëtares së muzikës pop.