Arrestohet në gjendje të dehur portieri i partizanit Alban Hoxha
Alban Hoxha është arrestuar ditën e sotme nga policia. Portieri i partizanit ka qenë duke drejtuar mjetin nën konsumin e alkoolit dhe momentalisht ndodhet në një prej komisariateve të kryeqytetit.
Incidenti i 31-vjeçarit vjen pak ditë përpara derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, ku Partizani luan kundër Tiranës, ndeshje e cila zhvillohet të premten e ardhshme.