Arsyeja e vërtetë pse The Weeknd nuk performoi në VMAs
Superylli i muzikës The Weeknd pritej të performonte në MTV Video Music Awards të dielën, por këngëtari i “I Feel It Coming” nuk u shfaq për ceremoninë.
Sipas TMZ, The Weeknd anashkaloi VMAs, sepse ai thjesht nuk e ndjeu të ishte atje. “Lodhja nga koncertet” me sa duket ishte arsyeja kryesore pse ai nuk mori pjesë në këtë event muzikor të rëndësishëm.
Ndërsa, artisti emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye nuk ishte në gjendje për t’u ngjitur në skenën e madhe, audiencës iu servir një shfaqje e vërtetë me artistë të tjerë. Bëhet fjalë për emra shumë të njohur si Kendrick Lamar, Lil Uzi Vert, Logic, Nicki Minaj dhe më shumë të cilët morën pjesë në evenimentin vjetor të MTV.