Arsyeja që përloti Bebe Rexhën në konferencën për mediat….
Dua Lipa dhe Bebe Rexha së fundmi kanë treguar se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e ngushtë. Së fundmi, ato kanë qenë pjesë e ndarjes së çmimeve të “Variety Hitmakers Brunch 2018”, në West Hollywood. Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Kompozitorja e vitit” ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.
Por në konferencën për mediat, Bebe nuk arriti të mbante dot lotët. “Ndonjëherë kërkojmë gjithmonë dhe më shumë, por kjo për mua është një ‘Grammy’. Jeta është shumë interesante dhe rruga jonë është kaq e ndryshme, dikur e krahasoja jetën time me atë të të tjerëve. Por një ndër gjërat për të cilat jam më mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, që do ta kem edhe kur të ndaloj së performuari”, shprehet mes lotësh këngëtarja.
Bebe Rexha gets emotional accepting her award for Songwriter of the Year https://t.co/XkjgTsmN4r #Hitmakers pic.twitter.com/6gxhujpRV3
— Variety (@Variety) December 1, 2018