Arta Bajrami sjell në jetë fëmijën e saj të tretë
Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është bërë sot nënë për herë të tretë.
Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, Xhim Sekiraça, e pagëzuan me emrin Electra.
Arta lindi sot në Prishtinë, teksa lajmin për ardhjen në jetë të vajzës e bëri të ditur vëllai i saj, producenti Don Arbas, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Falënderimi i takon Allahut te Madhërishëm që na solli në jetë dhe një mbesë me emrin ELECTRA, të do daja shumë”- ka shkruar Don Arbas.
Kujtojmë që këngëtarja ka edhe dy fëmijë të tjerë: një vajzë më të madhe të quajtur Viktoria, dhe një djalë të pagëzuar me emrin Ideal Morris.