Arta Memedi diss Taynës: Qetësohu, Ti gjithmonë je e dyta. Ti ke famën por ai merr paratë e tua
Reperja e re Tayna u shndërrua në senzacionin e verës 2018.
Përveç këngëve, ajo u bë e përfolur edhe për diss-et me repere të tjera shqiptare.
Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një tjetër fotografi, ku me satirë shkruante se tani e tutja atë mund ta thërrasin “njerkë”, pasi fjalën “mami” e bënë bajate duke e përdorur edhe shumë repere tjera.
”Mami e bonen bajat krejt tu e perdor , prej këtij momenti thirrëm ‘Njerkë’ sepse unë mund ta marr famën tënde dhe partnerin poashtu #LAMADRASTA, Kush është njerka jote? ”, ka shkruar Tayna në Instagram.
Një postim i tillë u pa si thumbues për reperen tjetër të re, Rina Balajn, e cila këndon këngën me titull “Mami”, dhe pretendon të jetë “mami i repereve të reja”.
Sidoqoftë kjo e fundit qëndroi në heshtje, por ishte Arta Memedi, e cila nuk zgjodhi të bënte të njëjtën gjë.
Ajo vendosi që të publikojë një fotografi në Instagram, ku publikisht i kundërvihet Taynës, duke e quajtur “njerkë”, ashtu siç kjo e fundit kishte kërkuar në statusin e bërë më herët.
”Dikush është inatosur. Qetësohu ‘njerka’ ke të drejtë. Ti gjithmonë je e dyta. Ti e arrinë famën por ai merr paratë e tua. Unë i bëj të dyja”, ishin fjalët e Arta Memedit përkrah një postimi në Instagram.
Ajo çfarë Tayna dhe Arta kanë të përbashkët, është menaxheri aktual i Taynës, Rinor Hykolli, i cili dikur kishte qenë menaxher i Artës.
Pritet një kundërpërgjigje e Taynës, të shohim si do reagojë ajo.