Arta Nitaj vazhdon me fotot e saj atraktive
Modelja dhe aktorja Arta Nitaj është gjithmonë e komentuar për pamjen e saj tejet atraktive. Për 96 mijë ndjekësit e saj në Instagram, ajo vazhdimisht poston foto që vënë në plan të parë bukurinë që e karakterizon. Ajo vazhdimisht preferon që fotot e saj ti shoqërojë edhe me përshkrime që janë në formë të një mesazhi, apo shprehje të ndonjë ndjenje momentale të Artës.
“Po kënaqem, po jetoj, jam mirë”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive të saj.
Arta është e shumëkomentuar edhe për jetën e saj private, fillimisht, u raportua për një lidhje me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin, ndërsa u fol gjithashtu edhe për një lidhje me këngëtarin Bruno. Zërat për një mardhënie me këtë të fundit u shtuan dhe më tepër pasi ajo ishte pjesë e videoklipit të ri të tij, “A më do”, mirëpo në një prononçim të fundit, këngëtari ka thënë se ata nuk janë më bashkë.