Artistë shqiptarë ne MAX PRODUCTION?!!..
Është hera e parë që kompania e produksionit në Shqipëri Max Production ka marrë në menaxhimin e saj këngëtarë. Jane ata që së fundmi kanë lançuar klipin Roll. Bëhet fjalë për Dhurata Dora dhe Young Zerka. Këngëtarja e re, e cila hyri ne tregun muzikor me “Vet e kërkove”, vazhdoi vrullshëm këtë karrierë edhe me shumë bashkëpunime të tjera. Si duket boom-in më të madh e bëri “Roll” me Young Zerk-ën, videoklip që do sjelli plot ngjyra këtë verë, i punuar nga kompania MAX Production. Kjo është kënga e parë që vjen me menaxhimin e kësaj kompanie dhe si duket do presim edhe plot suksese të tjera të saj me këto dy artistë.