Ashton Kutcher dhe Mila Kunis marrin vendimin drastik: “Asnje trashëgimi për fëmijët e tyre”
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ata janë të vendosur që fëmijëve të tyre të mos u lënë asnjë pasuri.
Aktori ka deklaruar se fëmijët e tij duhet të bëhen të zotët e vetes dhe të luftojnë në karrierë dhe shoqëri si të gjithë njerëzit e thjeshtë. Ata duhet t’a harrojnë faktin që prindërit e tyre janë të famshëm dhe kanë para.
“Nuk ka para për fëmijët tanë. Kur unë dhe Mila të ikim nga kjo botë, paratë tona do të shkojnë të gjitha për bamirësi” , është shprehur aktori i famshëm.
Ai theksoi se në të ardhmen nëse fëmijët e tij do të duan të hapin ndonjë biznes, ata do t’i ndihmojnë duke investuar një shumë të vogël parash, por për vajzën dhe djalin e tyre nuk do të ketë asnjë trashëgimi.