Asistentja e Fetty Wep pushohet nga puna pas akuzave për vjedhje
Sipas raportimeve të fundit Fetty Wep ka pushuar nga puna asistenten e tij pasi i ka vjedhur plot $250,000. Spas TMZ reperi i “Trap Queen” ka pushuar këtë të premte punonjësen e quajtur Shawna Morgan, pasi kishte gënjyer duke u shtirur eshe si agjentja e reperit për t’u kërkuar pagesa shtesë personave që prenotonin Fetty Wep.
Por nuk ka vonuar përgjigja e punonjëses, e cila jo vetëm nuk i ka pranuar akuzat por ka shtuar se kompania e reperit i detyrohej 250mijë $ pasi ajo ka përdorur në shumë raste kartën e saj të kreditit për të bërë pagesa për shpenzimet gjatë koncerteve, duke përfshirë hotelet. Me shumë gjasa kjo çështje do të përfundojë në gjykatë ku edhe do të tregohet se cila palë ka të drejtë.