Lajme

11 April 2018

Askush se kishte menduar por Mariah Carey ka vuajtur nga çrregullimi mendor bipolar

Mariah Carey i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj për revistën “People”. Edhe pse, në daljet e ndryshme publike dhe përmes mediave, është kuptuar çdo detaj në lidhje me jetën e saj private,ndarjet, ribashkimet, raporti me fëmijët, produksionet muzikore, askush deri më sot nuk e kishte menduar faktin që diva paska vuajtur nga çrregullimi mendor bipolar i tipit II.

Këngëtarja ka folur për shëndetin e saj mendor dhe gjendjen aktuale, duke shtuar se: “Kam pasur momente të vështira në jetën time, kur kam menduar se po humbisja gjithçka. Nuk doja ta besoja, apo të kapja veten pas stigmës se një sëmundjeje e përjetshme mund të më përcaktonte potencialisht fundin e karrierës sime”.

Ikona 48 vjeçare e muzikës pop, e cila ka shitur më shumë se 200 milionë disqe muzikore në mbarë botën duke shënuar shpesh edhe rekorde, ka folur hapur për këtë periudhë të trishtë në jetën e saj, ku për shkak të këtij ç’rregullimi mendor i është dashur edhe të shtrohet në spital në vitin 2001.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com