Askush se kishte menduar! Zbulohet arsyeja pse Victoria Beckham shfaqet gjithmonë me duart në xhepa
Ikona e modës, Victoria Beckham është një frymëzim për shumë vajza dhe gra kur bëhet fjalë për stilin dhe tendencat e reja për çdo sezon.
Ajo çfarë tërheq vëmendjen është fakti se gjithmonë Victoria shfaqet duke mbajtur duart në xhepa. Nëse jeni duke menduar se është thjesht çështje tendence, e keni gabim, se pas këtij veprimi fshihet diçka tjetër.
Në një intervistë të fundit të saj për revistën “Elle”, Victoria ka thënë që në xhepa mban kristale, sepse ato i sjellin energji pozitive.
“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, është shprehur ajo.