Asnjë këngë të re dhe postim në rrjetet sociale, Flori Mumajesi është i sëmurë?
Ai është një nga kantautorët më të suksesshëm të skenës muzikore. Ka sjellë për publikun projekte muzikore që janë kthyer në hite dhe zëri i tij tejet i veçantë ka rrëmbyer zemrat e fansave. Por që prej muajit gusht, Flori jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë produksion të ri muzikor por edhe nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale. Kjo “heshtje” dhe mungesë e tij i ka shqetësuar fansat.
Së fundmi, gazetarja e njohur, Megi Bilo zbuloi se Flori vuan nga problemet me mëlçinë dhe për këtë arsye ka marrë një periudhë pushimi për tu fokusuar tërësisht tek shëndeti i tij.