August Alsina vuan nga një sëmundje e rëndë…
Ylli i hip-hop August Alsina ka zbuluar se po lufton me një sëmundje që po i dëmton mëlçinë.
Gjatë një interviste me miken e tij Jade Pinkett Smith, 24-vjeçari është shprehur se po kalon një periudhë të vështirë që kur mjekët i treguan atij të vërtetën mbi sëmujdjen që kishte.
August Alsina ka kaluar tre ditë në koma në shtator të vitit 2014 pasi u rrëzua në stadium gjatë një koncerti në New York.
Ai ka postuar një pjesë të intervistës në Instagram të mërkurën dhe shprehet:“Unë jam shumë sëmurë dhe kam kaluar një kohë të vështirë për ta pranuar atë që ndjej dhe që mjekët po thonë të vërtetën”.