Lajme

12 November 2016

Aurela Gaçe dedikim ‘diamantit’ të saj

Për këngëtaren e njohur shqiptare Aurela Gaçe, sot është një ditë shumë e rëndësishme pasi vajza e saj Grace ka ditëlindjen. Në këtë 5 vjetor të vajzës, Aurela ka zgjedhur të postojë në Instagram disa nga postimet e miqve të saj që kanë uruar Grace. Një nga më të bukurit dhe të pëlqyerit ishte urimi i Blerina Kondit, bashkëshortes së këngëtarit të ndjerë Dr Flori. Aurela e ripostoi foton që Blerina kishte publikuar ku shfaqej Dr Flori dhe Grace për ditëlindjen e 3-të të saj.

Përpos kësaj fotoje këngëtarja postoi edhe një foto të vajzës, krah së cilës ishte dhe urimi për të, në të cilin shkruhej: “Si sot ne kete ore , 5 vjet me pare te mora ne duar bashke me babin tend , e qe nga ai moment, jetet tona ndryshuan kuptimin. Cdo gje qe benim dikur e benim per vete. Tani cdo gje qe ne bejme , merr emrin tend . Emrin GRACE (Grejs) HIRI I PERENDISE. Te jesh e qeshur gjithe jeten o dashuria jone . Nuk di se si ikin ditet e muajt e ti na rritesh para syve, nga ajo bebja e vogel e brishte e bukur qe mora ne duar , sot me krekosesh me syzet e mija duke bere poza ??. Te duam shume o diamanti qe i dhe kuptim cdo sekonde qe marrim fryme.”

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com