Aurela Gaçe: Gruaja e fortë ku mbështetem është Eli Fara
Aurela Gaçe është padyshim diva e skenës shqiptare. Ajo njihet për energjinë e saj të pashtershme dhe performancat gjithmonë shumë të veçanta. Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka zhvilluar një intervistë me të për TvT duke zbuluar detaje të reja rreth jetës personale dhe profesionale të saj.
Gjatë intervistës, Dasara është ndalur edhe tek marrëdhënia e saj me Eli Farën duke u shprehur se ato kompesojnë njëra-tjetrën dhe madje janë si dy të kundërta që bashkohen. Edhe vetë Aurela e pranon që kjo është shumë e vërtetë madje edhe gjen forcën tek Eli Fara: “Pavarësisht se është shumë e butë ajo ka një karakter shumë të fortë ndryshe nga çmund të jetë kuptuar edhe në skenë”.