Lajme

09 May 2018

Aurela Gaçe sjell “Met Gala-të” e saj ndër vite: “Kur e bëjmë ne quhet çmenduri kur e bën bota quhet art..”

Event i bamirësisë “Met Gala”, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme në kalendarin shoqëror të New Yorkut, ka tërhequr dizenjues dhe yje nga e gjithë bota. Personazhet vip të pranishëm në event tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre dhe ishin kryefjala e mediave rozë.

Por teksa të gjithë janë befasuar nga stili i veshjeve në Met Gala, Aurela Gaçe përmes disa postimeve në rrjetet sociale i’u tregon “Met Gala-të” e saj ndër vite. Në vitin 2001 Aurela u paraqit me një veshje bardhë e zi të krijuar nga Rezarta Skifteri, frymëzuar nga teksti i këngës së saj.

Për të vazhduar më pas me veshjet e përzgjedhura për dasmën e saj. Joni Peci dhe Geraldina Sposa u kujdesën për pamjen e saj që ashtu sikurse thotë Aurela: “të nusëronte si donte”. Nga fotot është e vështirë të bësh diferencën mes vipave të “Met Gala 2018” dhe Aurela Gaçes e cila duket vërtet mahnitëse.

Në këtë mënyrë ajo i’u “tërheq veshin” të gjithë atyre që stilin e saj dikur e kanë quajtur çmenduri ndërsa sot tendencë dhe modë. Postimi i saj evidenton dhe nxjerr në pah vlerat e stilistëve shqiptarë të promovuara më herët se “Met Gala- të e botës” por që u mungon dritarja nga mund ti shohë bota.

KUR E BEJME NE, QUHET SAJESË, E SAJUAR ETJ…KUR E BEJNE JASHTE SHTETIT, QUHET ART 🤣 Kur e bejme ne, quhet "çmenduri " ..kur e ben bota, quhet tendence, mode. Tani, nese ne I kemi disa njerez qe kane punuar e punojne, pse te mos I duartokasim? Apo meqe s'na I njeh bota , nuk u quhet talenti? NJE DUARTOKITJE E MADHE PER STILISTET TANE PRA…2001 #Veshja bardhe e zi u krijua nga @rezartaskifteri dhe frymezimin e mori nga teksti I I kenges #me gjysmen e vetvetes na shkoi jeta.#17vjetmepare . Veshja e dyte, krijuar nga @jonipeci @geraldina_sposa , thjeshte qe une te nuseroja sic dua 😅 #5vjetmepare. …pra , t'ja u dime vlerat edhe ketyre florinjve tane qe mbase nuk kane prekur Met Gala-te e botes, jo se u mungon talenti te krijojne, por u mungon dritarja nga ku mund ti shohe bota. 👏👏👏👏👏👏👏👏👏🙏🙏🙏 DUARTOKITJA u takon krijuesve#stilisteve tane . #metgala #mode #fashion

Un post condiviso da email info@managementgroup.al (@aurelagaceofficial) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com