Lajme

16 January 2019

Aurela Gaçe:”Ka diçka që do ta doja por se kam”

Aurela Gaçe ose ndryshe diva e skenës shqiptare gjithmonë është karakterizuar nga një tip i drejtpërdrejt dhe moskokçarës.

Të paktën kështu duket!

Por si çdo njeri ose si çdo femër në këtë botë edhe Aurela Gaçe dëshiron që të kishte ndryshe një tipar të sajin.

“Ka diçka që do ta doja, por se kam…Jo nuk është gjatësia, sepse s’e kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka e as pa taka. Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruar nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë. Jo, jo as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam. Vetulla, vetulla, ajo është që më bën të them ahhh. I kam zili femrat me vetull të plotë e natyrale. E thashë mo se plasa. Epo s’i kam unë, por i kanë gocat e mamit, të dyja”,  ka shkruar këngëtarja në rrjetin social Instagram, duke zbuluar kështu “pengun” e saj përsa I përket pamjes së jashtme, por që mesa duket, ia kanë kompensuar të bijat.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com