Ava Max “Më refuzonin prej prejardhjes time”
Këngëtarja Amanda Koci e njohur si Ava Max po ndjek një karrierë relativisht të sukseshme në Amerikë edhe pse është në hapat e saj të para.
Kantautorja shqiptare së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën Phoenix, ku ka folur edhe për origjinën e saj shqiptare, ku ka thënë se ndihet me fat që është shqiptare, ajo i ka përshkruar femrat shqiptare si të forta.
“Ndihem, ndihem! Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vi nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja këtë duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”.
Por Ava nuk e ka përjashtuar mundësinë se ka qenë e vështirë të rritet si emigrante, ajo ak thënë se një kohë nuk ka mundur të përshtatej.
“Jam ndier sikur isha e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”.