Lajme

26 April 2018

‘Avengers: Infinity War’ dhe tregu i të drejtave në Shqipëri

Nesër është data 27 prill. Për të apasionuarit e filmave amerikanë kjo datë ka jo pak kuptim. Është data e daljes në kinema të filmit të shumëpritur Avengers: Infinity Ëar. Ky film, i fundit i serisë së filmave që Marvel nisi me Iron Man në vitin 2008, në të ashtuquajturën MCU, Universi i Marvel, shënon kulmin e sfidave të heronjve të ekranit.

Për këtë film nuk flitet fare në Shqipëri. Është një sektor biznesi që kalon totalisht i pa u vënë re në mediat shqiptare, ndërkohë që të premteve kinemaja Cinneplex, më e madhja në vend, ka çdo sallë plot. Vajtja në kinema për shqiptarët nuk është më një event kazual. Po ndodh shpesh e më shpesh, sidomos te të rinjtë në çift apo në grup. Kjo ndihmohet nga një kulture pro-amerikane (jo thjesht pro-perëndimore sepse filmi amerikan ka diferenca të thella nga filmi italian apo ai francez), nga një njohje e anglishtes mbi mesataren te kjo grupmoshë si dhe nga fakti që kosto e një bilete nuk është më kufizuese për një pjesë jo të vogël të të rinjve, sidomos në Tiranë.

Heshtja e medias shqiptare mbi botëën kinematografike amerikane është një dukuri apo zakon i vjetër. Duket sikur kjo vjen nga një shterpësi kulturore e gazetarëve dhe ndoshta pse jo, edhe nga ndonjë ndikim dhe i bosave të TV-ve vendase, të cilat tradicionalisht fokusohen në seriale turke, indiane, braziliane, italiane dhe greke. Seriali amerikan është prezent rrallë, me përjashtim të RTSH-së që vitin që shkoi kishte katër të tillë, por as që u vunë re.

Kthehemi tek Marvel. Avengers: Infinity Ëars do të dalë në Shqipëri më 10 maj, plot dy javë më vonë se kudo në botë.

Ne u informuam pranë kinemave vendase dhe rezulton që vendimi për këtë shtyrje në afat ta shfaqjes është marrë në SHBA, pranë vetë firmës së distribucionit. Arsyeja është shumë interesante: shqiptarët janë dënuar sepse kanë abuzuar shpesh me piraterinë. Nuk dihet sa ky version është i vërteti, por është një njollë për ne.

Dyshime për vërtetësinë e këtij version rrjedhin nga historiku i këtij filmi në veçanti. Në fillim ishte parashikuar të dilte (pothuajse) kudo në botë më datë 3 maj. Për shkak se Hollanda e kishte më datë 27 prill, Marvel vendosi ta afronte në datën 27 në të gjithë botën, për të eliminuar rrezikun e piraterisë dhe që ndonjë kopje pirate online të shkaktonte dëm në boxoffice (term amerikan që as nuk dimë si ta përkthejmë, edhe për faktin se ndoshta është hera e parë që përdoret në shtypin tonë). Por arsyeja e vertetë thuhet se është edhe një tjeter.

Në muajin shkurt doli Black Panther, filmi i fundit i MCU dhe i cili rezultoi shumë i suksesshëm në mbarë botën. Ky film i dha të kuptonte Marvel-it që me Avengers mund të ketë shpresa akoma edhe më të mëdha për sukses në boxoffice dhe duke qenë se në mes të majit del në kinema edhe Deadpool 2, i të njëjtës firmë, por jo në të njëjtën familje kinematografike (DeadPool është pjesë e familjes X-Men), Marvel ka arsyetuar që i leverdis më shumë t’i japë edhe një javë më shumë Avengers për të korrur më shumë të ardhura.

Pra në përfundim, nëse kudo Marvel e afron më një javë shfaqjen e Avengers, në Shqipëri shtyhet me një javë (nga 3 ne 10 maj)!!! Ngelet për të kuptuar se cila është arsyeja reale e spostimit të datës në Shqipëri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com