Avokatja Irena Kita probleme me ligjin, ndalohet nga policia
Të gjithë e njohin bukuroshen plot stil Irena Kita.Ajo është avokate në profesion por stili i saj i jetesës si një blogere e ka bërë atë të njihet nga të gjithë.
Dita e djeshme nuk ka qenë ajo më me fat për Irena Kitën pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Kita e cila ka qenë duke lëvizur me makinë në Tiranë, është futur në një rrugë e cila ka dalë në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.
Pothuajse të gjithë, të paktën kush jeton në Tiranë e kush ka makinë mbi të gjitha, e di se kalimi i rrugicës së çamëve teksa vjen nga Rruga e Kavajës për në” Myslym Shyri” është në kundravajtje. Irena e cila është avokate dhe që pretendohet t’i njohë ligjet e rregullat më mirë se çdo kush tjetër, nuk e ka ditur këtë rregull rrugor ose fundja ka menduar se fakti që është avokate ka për t’a favorizuar.
Gazetari i MCN Radio Albania, Ronaldo Sharka ka siguruar pamjet filmike audio & video teksa Irena Kita është ndaluar nga policia dhe i është “nënshtruar” proçedurave ligjore.\
Për më tepër shihni videon: