Azealia Banks kundër protestave të fundit në SHBA
Azealia Banks është nga personat më rebelë dhe që ironizon artistët e tjerë por edhe ngjarje të ndryshme. Kohët e fundit ajo ka zgjedhur të ‘kapet’ me lëvizjen “Marshimi i gruas” në Washington. Në Instagramin e saj Azealia shkroi çdogjë që sipas saj ishte gabim në këtë protestë. Sipas reperes e gjitha kjo si lëvizje po udhëhiqej nga Feminizmi i Bardhë (White Feminism), që vazhdon të jetë lëvizje raciste.
Kujtojmë që Azealia është një fanse dhe përkrahëse e presidentit Donald Trump. Bashkangjitur kritikave për këtë marshim ajo shtoi se së shpejti do të publikonte këngë të reja.