Azet publikon projektin e ri “Wenn die Sonne Untergeht”,mbi një milion klikime për një ditë
Azet ka vazhduar të publikojë projekte të reja muzikore.
Ai ka publikuar tashmë projektin e ri “Wenn Die Sonne Untergeht” që në shqip do të thotë “Kur Dielli Perëndon”.
Klipi ku Azet vjen në bashkëpunim me Zunan është realizuar në Panama.
Reperi shqiptar qëndroi në Panama së fundmi për pushime dhe për realizimin e dy videoklipeve të fundit të cilat i publikoi menjëherë.
Kënga është punuar nga producenti, Lucry.