“Babagjyshat” në Rusi sfidojnë të ftohtin
Pavarësisht të ftohtit në Rusi, “Babagjyshat” kanë vazhduar të shëtisin në rrugët e qytetit.
Dhjetra anëtarë të klubit dimëror të notit, të veshur si babagjyshë, morën pjesë në garën e “Santa Claus”.
Gara u zhvillua në Novosibirsk, në veri të bregut lindor të Siberisë. Sipas medias ruse, në përfundim të garës ata notuan në pishinën e rrethuar nga bora dhe akulli.
Këta babagjyshë kanë dhuruar një spektakël të veçantë për të gjithë të pranishmit.