Lajme

02 January 2018

Babai i Amy Winehouse shokon: Më viziton fantazma e vajzës

Vdekja e saj në moshën vetëm 27-vjeçare shokoi botën e muzikës, teksa miliona fansa të Amy Winehouse u trishtuanb për humbjen.
Më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares, i ati Mitch thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme, teksa fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.

Ai ka rrëfyer për The Sun se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.

“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com