Babai i Drake reagon shumë keq ndaj ndjekësve në Instagram
Babai i Drake është një personazh jo pak i njohur për median dhe publikun. Kjo e ka bërë të ketë një numër të lartë ndjekësish në instagram. Deri më tani kjo famë është meritë kryesisht e djalit të tij të njohur. Sëfundmi ai mendoi të bënte një këngë, por pas publikimit të saj ai me sa duket ka ngelur shumë i pa kënaqur nga shitjet. Inatin ai e ka nxjerr me ndjekësit e tij në instagram të cilët i ka kërcënuar se do t’i heq nga adresa e tij. Krahas një fotoje të shkëputur nga videoklipi i këngës e të postuar në këtë rrjet social ai ka shkruar: ‘Unë do të fshij të gjithë të ashtuquaturit miq të mi në instagram që nuk kanë blerë këngën time, sa pa vlerë mund të jenë miqtë, jetë të bukur!!!Që nga kjo mesnatë ju do të bëni pjesë në kujtimet e harruara, ju e dini ëfarë jeni, disa budallenj që dini të bëni komente qesharake por do t’ju bëj block.’