Babai i Meghan Markle nuk ka qënë kurrë i sëmurë, ja sesi ai i gënjeu të gjithë
Fakti që Thomas Markle nuk mundi ta shoqëronte dot Meghan Markle në altar në dasmën më të përfolur të vitit, pas problemeve me zemrën u kthye në një ndër çështjet më të komentuara.
Por gjithçka paska qënë një mashtrim, pasi babai i Meghan gëzon shëndet të plotë.
Burime pranë Dukeshës së Sussex janë shprehur për “Dailymail” se operacioni urgjent i Thomas ishte një trillim i momentit, për të qetësuar disi situatën pas skandalit me fotot e publikuara.
E gjithë historia e babait të Meghan për operacionin në zemër ishte mashtrim. Ai nuk duhet të shfaqej pasi nuk donte të turpërohej në publik. Historia e problemeve të shëndetit ishte mënyra e tij për të fituar mëshirë nga publiku dhe për të tërhequr vëmendjen nga ato fotografi të cilat ishin një turp i madh ndaj Meghan dhe familjes mbretërore” shprehet burimi.
Për shkak të gjithë kësaj situate Meghan ka vendosur t’i qëndrojë larg të atit, pasi jo vetëm që nuk e ka vizituar por edhe nuk ka tentuar ta telefonojë.
“Sigurisht Meghan është e mërzitur me të. Babai i saj mungoi në dasmë. Ishte pikërisht një vendim i dobët nga ana e tij. Tani të gjithë ndjejnë keqardhje për të. Ai e krijoi vetë këtë histori dhe nëse ai ishte me të vërtetë i sëmurë, Meghan do ta kishte vizituar atë. Mos u ndjeni keq për të. Ndihuni keq për Meghanin”, tha burimi ekskluzivisht për Dailymail.