Lajme

14 June 2017

Babai tregon dobësinë e saj më të madhe që shumë pak e kishin kuptuar

Beyonce përpiqet t’i distancohet të folurës në publik pasi sipas babait të saj, Mathew Knowles, “nuk e bën mirë”.
Superstarja, e cila momentalisht është në pritje të lindjes së binjakëve, përgjatë viteve është “kursyer” me intervistat e dhëna dhe ka qenë shumë selektive.
Babai i divës që deri në vitin 2011 ishte menaxheri i karrierës së saj, ka treguar mbi vendimin e vajzës së tij të madhe. Gjatë një leksioni për menaxhimin e artistëve, me studentë në Universitetin e Harwardit në Washington D.C. ai foli për rëndësinë që ka të njohësh dobësitë që ka artisti që po menaxhon. E në këtë moment tregoi për Beyonce: “Nuk do e vendosja kurrë të fliste në publik pasi kjo për të është dobësia më e madhe”.
Deri më tani nuk ka një reagim nga ana e Bey, por me siguri nuk do ta presë mirë këtë deklaratë të babait të saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com